Lajme

Ftesë Publike për Projektet Kulturore për OJQ-të për vitin 2024 (Thirrja e Parë)

  • 08/07/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Ftesë Publike për Projektet Kulturore për OJQ-të për vitin 2024 (Thirrja e Parë)

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport/ Sektori i Kulturës fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata joqeveritare në Republikën e Kosovës) e me bazë në Mitrovicë, të aplikojnë me projektet/ programet e tyre për promovimin e kulturës në fushën e muzikës, teatrit, arteve vizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, panaire kulturore dhe të trashëgimisë.