Lajme

FTESË- Për pjesëmarrje në dëgjimin e parë publik me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB) për vitin 2024 dhe parashikimet për 2025- 2026

  • 07/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

FTESË- Për pjesëmarrje në dëgjimin e parë publik me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB) për vitin 2024 dhe parashikimet për 2025- 2026

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, administratorë të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, OJQ-të, shoqata e grave, shoqëria civile, biznese të Komunës së Mitrovicës, se të enjten, me datë 08.06.2023, duke filluar nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal do të mbahet dëgjimi i parë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026.

Ndërsa në muajin Korrik, do të fillojnë dëgjimet buxhetore për të diskutuar Draft- Buxhetin Komunal 2024- 2026.

Korniza Afatmesme Buxhetore dhe Draft-Buxheti Komunal 2024-2026 janë të një rëndësie të veçantë për Komunën e Mitrovicës së Jugut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzojeni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këto dëgjime publike, ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja do të kontribuoni në menaxhimin sa më efikas të parasë publike, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së qytetit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.