Lajme

FTESË- Për pjesëmarrje në dëgjimin e parë buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit për vitin 2024

  • 03/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

FTESË- Për pjesëmarrje në dëgjimin e parë buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit për vitin 2024

Ftohen të gjithë banorët e fshatit Kçiq që të marrin pjesë në dëgjimin buxhetor për planifikimin e draft buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025-2026.

Dëgjimi buxhetor do të mbahet të mërkurën me dt.05.07.2023 në ora 18:00 në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bislim Imeri”, në Kçiq.

Draft-Buxheti Komunal 2024-2026 është i një rëndësie të veçantë për Komunën e Mitrovicës, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzojeni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këto dëgjime, ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja do të kontribuoni në menaxhimin sa më efikas të parasë publike, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së qytetit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.