Lajme
Filluan punimet për transformimin e sheshit të Mitrovicës
- 12/09/2023
- By RTV Mitrovica

Filluan punimet për transformimin e sheshit të Mitrovicës
Sot kanë filluar punimet për rregullimin dhe përmirësimin e sheshit të qytetit të Mitrovicës.
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari z. Arian Tahiri, drejtori i DSHPI-së, z. Granit Tmava, dhe drejtori i DPU-së, z. Edison Tërnava inspektuan punimet e këtij projekti.
Ky projekt synon të bëjë Mitrovicën më të bukur dhe më funksionale me një fokus të veçantë në ndriçimin dhe gjelbërimin e sheshit, duke shtuar hapësira të reja për pushim dhe relaksim.
Kryetari Hamza, ka thënë se ky është një angazhim i madh për të ndërtuar një Mitrovicë më të bukur për të gjithë qytetarët, dhe se punimet janë shfaqje e përkushtimit të tyre për të arritur këtë qëllim.
Ndërsa nënkryetari z. Tahiri ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qyteti më të modernizuar dhe më të pranueshëm për të gjithë komunitetin.