Lajme

Fillon rregullimi i rrugës në Mazhiq, Tërrstenë, dhe Rashan

  • 08/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës ka nisur riasfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Mazhiq, Tërrstenë dhe Rashan.

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin e komunës, z. Arian Tahiri, drejtorin e DSHPI-së, z. Granit Tmava, dhe asamblistë, kanë inspektuar nga afër fillimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Ky projekt do të përfshijë riasfaltimin e më shumë se 6 kilometrave rrugë dhe do të kushtojë rreth 200.000 euro.

Kryetari z.Hamza tha se ju përgjigjëm nevojës së qytetarëve për një infrastrukturë rrugore më të mirë.

Ai tutje ka shtuar, se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.