Lajme

Fillon rregullimi i hapësirës për parkim të veturave tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

  • 11/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Ka filluar vendosja e kubëzave të betonit përgjatë vijës rrugore tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

Kjo hapësirë do të shërbej si zonë parkimi për vetura nga ana e qytetarëve të cilët frekuentojnë zonën e Liqenit.

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri që bashkë me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, kanë dalur për të inspektuar punimet, tha se Komuna e Mitrovicës ka një sërë projektesh që do të realizohen në vazhdimësi, e që do të ndikojnë në përmirësimin dhe kompletimin e infrastrukturës rrugore.

“Ne kemi filluar tashmë me dinamik të shtuar me realizimin e projekteve. Jemi të angazhuar në implementimin e sa më shumë projekteve që sigurojnë një mirëqenie më të mirë për qytetarët”, ka shtuar Tahiri.