Lajme
Fillon ndërrimi i gypave të ujit tek Hekurudha në Mitrovicë
- 23/06/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/06/b1.jpg)
Fillon ndërrimi i gypave të ujit tek Hekurudha në Mitrovicë
Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” SH.A ka filluar implementimin e projektit për ndërrimin e gypave të ri të ujit tek Hekurudha në Mitrovicë.
Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, kanë dalë për të parë nga afër procesin e fillimit të këtyre punimeve.
Projekti në fjalë ka të bëjë me ndërrimin e gypave të ujit me gjatësi prej 260 metrash dhe arsyeja e ndërrimit qëndron tek rritja e kërkesës për ujë të pijes si dhe vjetërsia e gypave.
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Mitrovica”, z. Kurti ka njoftuar se gypi aktual është mbi 40 vite dhe me material zinku 75mm, kurse gypi i ri që do të vendoset do të këtë dimension 160 mm polietilen.
Vlen të potencohet se ky gyp është siguruar nga Ujësjellësi, ndërkaq punimet për rregullimin e tij do të realizohen nga Komuna e Mitrovicës.