Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Fillon mbjellja e luleve në Mitrovicë — RTV Mitrovica
Lajme

Fillon mbjellja e luleve në Mitrovicë

  • 26/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë e Komuës së Mitrovicës ka filluar me procesin e mbjelljes së luleve dekorative në hapësirat gjelbëruese të qytetit të Mitrovicës.

Aksionit për mbjelljen e luleve iu bashkua edhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, z.Granit Tmava, i cili inkurajon qytetarët të kujdesen maksimalisht për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave, në mënyrë që ato të duken sa më bukur.

“Mitrovica është një qytet i bukur atëherë kur të gjithë bashkëpunojmë në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj saj”, është shprehur ndër tjerash drejtori z.Tmava.

Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike këto ditë në vazhdimësi po përkujdeset për pastërtinë publike, mbjelljen e luleve, si dhe kositjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese në pjesë të ndryshme të qytetit.