Lajme
Fillon kubëzimi i rrugëve në fshatin Rekë
- 19/10/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/10/310746629_479494810878714_3580263682490187151_n.jpg)
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, këto ditë ka filluar me rregullimin e rrugëve me kubëza në fshatin Rekë të Mitrovicës, respektivisht kubëzimin e rrugës “Shala e Bajgores”.
Kubëzimi i këtyre rrugëve është duke u realizuar përmes projektit “Ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve me kubëza betoni”, dhe ndërtohen falë bashkëfinancimit të komunës dhe participimit të qytetarëve.
Ndërsa, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, ka potencuar se komuna do të vazhdoj edhe më tutje të mbështesë kërkesat dhe realizimin e nevojave të banorëve në zonat e ndryshme të Mitrovicës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë.