Lajme
Fillon krasitja e pemëve dhe mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese në qytetin e Mitrovicës
- 22/03/2022
- By RTV Mitrovica
Fillon krasitja e pemëve dhe mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese në qytetin e Mitrovicës
Në kuadër të projektit të mirëmbajtjes së hapësirave publike në Komunën e Mitrovicës, sot ka filluar procesi i krasitjes së pemëve dhe drunjëve dekorativ në hapësirat gjelbëruese në qytetin e Mitrovicës.
Këtë proces nga afër e kanë përcjellë nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri ka theksuar se Komuna do t’i kushtoj vëmendje të veçantë hapësirave gjelbëruese në mënyrë që ambienti i qytetit të ketë pamje edhe më të mirë.
Ndërsa drejtori Tmava ka bërë të ditur se Drejtoria për Shërbime Publike nga java e ardhshme do të filloj me mbjelljen e luleve dhe drunjëve tjerë dekorativ.