Lajme

Fillojnë vizitat sistematike mjekësore për të gjithë nxënësit e shkollave në Mitrovicë

  • 14/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni”, veç se kanë kryer kontrollat e para mjekësore tek nxënësit e shkollave në Mitrovicë.

Kjo po bëhet në kuadër të një projekti të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, për vizitat sistematike për të gjithë nxënësit e shkollave të komunës.

Drejtori për Shëndetësi, Dr.Fahri Shabani, ka thënë se çdo gjë ka filluar sipas planit dhe se vizitat patën mbarëvajtje të mirë.

“Gjatë këtyre vizitave është vërejtur një bashkëpunim i mirë mes menaxhmentit të QKMF-së, ekipeve mjekësore, stafit dhe nxënësit e shkollave,” ka thënë Shabani ndërsa shprehu bindjen që ky nivel i lartë i bashkëpunimit dhe kjo frymë motivuese do të vazhdoj deri në fund të projektit.

Deri më tani kontrollat janë bërë tek shkollat: Gjimnazi “Frang Bardhi”, SHMLM “Dr.Xheladin Deda”, SHMLE “Hasan Prishtina”, si dhe shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, ndërsa projekti do të përfshijë të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta në Komunën e Mitrovicës.