Lajme
Fillojnë punimet në ndërtimin e rrugës “Ali Zeneli”
- 21/08/2023
- By RTV Mitrovica

Fillojnë punimet në ndërtimin e rrugës “Ali Zeneli”
Kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës kryesore në qytetin e Mitrovicës “Ali Zeneli”.
Për të përcjellë dinamikën e punimeve, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, drejtori i DSHPI-së, z. Granit Tmava, drejtorë të drejtorive komunale, asamblistë dhe banorë të lagjes.
Kryetari Hamza, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që po realizohet njëri nga premtimet kryesore të fushatës së tij, ku rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i kësaj rruge, për të cilët, qarkullimi dhe jetesa do të bëhet më e lehtë me rastin e përfundimit të këtij projekti.
Më tutje, i pari i komunës, z. Hamza ka shtuar se ky projekt do të ofrojë infrastrukturë moderne për këtë lagje, dhe se shumë shpejtë do të fillojnë në realizimin e projekteve të tjera në dobi të qytetarëve të Mitrovicës.