Lajme

Filloi Kampi Veror i Mitrovicës

  • 16/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Filloi Kampi Veror i Mitrovicës

Në fshatin Bajgorë po mbahet kampi veror i Mitrovicës, ku po marrin pjesë të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës.

Në fillimin e këtij kampi të pranishëm ishin kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, drejtoresha e DKRS-së, znj. Valdete Idrizi, drejtori i Zyrës së Punësimit, z. Besmir Salihu dhe zyrtar komunal.

Në fjalën e tij kryetari i komunës, z. Hamza iu adresua të rinjve duke i motivuar ata që të shfrytëzojnë mundësitë dhe të maksimizojnë potencialin e tyre.

Tutje kryetari z. Hamza, falënderoi qeverinë gjermane për përkrahje të vazhdueshme dhe për partneritet në këtë projekt dhe në shumë projekte të rëndësishme për vendin.

Ky kamp i organizuar nga DKRS, në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit në Mitrovicë dhe me mbështetje të qeverisë gjermane, synon që të ndihmojë të rinjtë që të bëjnë zgjedhje të mençura për karrierat e tyre të ardhshme dhe të rrisin punësueshmërinë në Kosovë.

Për tri ditë rresht ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre ku përveç trajnimit orientimi në karrierë, lojës e argëtimit përmes sportit edukativ dhe ndihmës konkrete nga ekspertët te fushës, ata do të jenë më të gatshëm për tregun e punës.