Lajme

Filloi Java e Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Muzeun e Mitrovicës

  • 24/09/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Filloi Java e Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Muzeun e Mitrovicës

Me temën “Rrugëtimet, Rrjetet dhe Ndërlidhjet” sot në Muzeun e Mitrovicës ka filluar Java e Trashëgimisë Kulturore Evropiane.

Përgjatë katër ditëve me rradhë (24-27 shtator) do të ketë aktivitete të ndryshme që do ju mundësojnë të eksploroni dhe diskutoni mbi rolin e rrjeteve dhe ndërlidhjeve në zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe të promovoni qasjen gjithëpërfshirëse në muze.

Programin e kësaj jave e gjeni më poshtë:

🔸24 shtator – Program edukativ i ekspozitës “Heavy Metals – Gurët e Mitrovicës” – (grupmosha fëmijë);
🔸25 shtator – Wikimedianët e Gjuhës Shqipe në Muze të Mitrovicës – (grupmosha të rritur)
🔸26 shtator – “Ta Prekim Trashëgiminë në Muze të Mitrovicës” – Lanësimi i narrativave në alfabetin Braille dhe (program edukativ për nxënësit nga komuniteti i të verbërve);
🔸27 shtator – Lansimi i narrativave muzeale në gjuhën e shenjave;
🔸27 shtator – Punëtori “Trashëgimia dhe inovacioni” me OJQ BoneVet (grupmosha të rinjë);

Muzeu i Mitrovicës me shumë kënaqësi ju fton të merrni pjesë në aktivitetet e organizuara!