Lajme

Filloi asfaltimi i rrugës Ali Zeneli në Mitrovicë

  • 23/05/2025
  • By RTV Mitrovica
Share
Ka filluar të enjten asfaltimi i një prej rrugëve më të rëndësishme në Mitrovicë. Bëhet fjalë për rrugën “Ali Zeneli”. Ky projekt ka qenë ndër premtimet kryesore të kryetarit Bedri Hamza.
“Ishte rrugë e shumëpritur prej vitesh dhe tashmë është realitet,” tha ai me rastin e fillimit të asfaltimit.
“Rruga “Ali Zeneli”, një tjetër premtim i mbajtur. Me përfundimin e punimeve në këtë rrugë tejet të rëndësishme për qytetin tonë, ku tashmë ka mbetur vetëm edhe ndriçimi e sinjalizimi, Mitrovica është duke u bërë edhe më funksionale dhe më moderne.”
Hamza ka falenderuar po ashtu qytetarët për durimin, miërkuptimin dhe bashkëpunimin në hapjen e kësaj arterie të re për Mitrovicën.