Lajme
Festivali Tradicional i Komedisë “MittrixFest” fillon sot në Mitrovicë
- 24/10/2022
- By RTV Mitrovica
Festivali Tradicional i Komedisë “MittrixFest” fillon sot në Mitrovicë
Festivali Tradicional i Komedisë “MittrixFest”, edicioni i XII-të, do të filloj sot nga ora 19.00 në Teatrin “Muharrem Qena”, në Mitrovicë.
Trupat teatrore nga Presheva, Shkodra, Kumanova, Suhareka, Prizreni e Mitrovica do të na ushqejnë me art dhe të qeshura me shfaqjet e tyre.
Festivali Tradicional i Komedisë “MittrixFest” është festivali i vetëm i këtij lloji në rajon dhe në gjithë Republikën e Kosovës. Mbahet tash e dymbëdhjetë vjet në qytetin e Mitrovicës
Me këtë rast, ejani në teatër, çdo natë nga sot e deri me 29 tetor 2022, në ora 19:00, ku me mysafirë të shquar, aktorë të mrekullueshëm, do të keni mundësi të takoheni dhe të bashkëbisedoni me ta.