Lajme

FC “Albaniku” fitoi turneun e futbollit kushtuar heroit të kombit Shemsi Ahmeti

  • 27/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Për nder të përvjetorit të rënies së heroit të kombit “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicë është mbajtur turnir në futboll të vogël, “Heronjtë e Shalës – Komandant Shemi”.

Ky turnir është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën kanë marrë pjesë tri ekipe të Veteranëve; “Albaniku”, “UÇK” dhe “ETC”.
Pas ndeshjeve të ndërsjella “Albaniku” zuri vendin e parë me një fitore ndaj “ETC”-së dhe një barazim me “UÇK”-në.

Përveç kupës dhe medaljeve për vendin e parë, “Albaniku” rrëmbeu edhe kupat tjera, ku golashënuesi më i mirë është vlerësuar Driton Idrizi, portieri më i mirë Idriz Idrizi, si dhe lojtari më i mirë i turneut Idriz Idrizi.