Lajme
Fatime Xhaka, një kontribuese e madhe në pavarsimin e sportit kosovar
- 27/03/2022
- By RTV Mitrovica
I doli përball dhe sy patrembur regjimit të asaj kohe duke qenë ndër të parët në organizimin e sportit mitrovicas në vitet e lavdishme 1990-98.
Ajo ishte kryetare e lidhjes së sporteve të pavarura të Mitrovicës, nga viti 1996, shkruan Mitrosport.
Fatime Xhaka, që ishte vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë, ka një kontribut të pamohushëm në organizimin e sportit mitrovicas kur duhej më së shumti.
Shumë trajnerë e sportistë mitrovicas, Fatime Xhaken, e vlerësojnë si një ish punëtore të madhe dhe të palodhshme të sportit./Fatmir Hajzeri