Lajme

Është bërë pranim – dorëzimi i marrëveshjes së investimit në lagjen “Adem Voca”

  • 10/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Është bërë pranim – dorëzimi i marrëveshjes së investimit në lagjen “Adem Voca”

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, z. Edison Tërnava, gjatë javës së kaluar ka vizituar lagjen “Adem Voca”, respektivisht Lagjen e Romëve në Mitrovicë, për të nënshkruar marrëveshjen për pranim dorëzim të projektit të përbashkët në mes të Komunës së Mitrovicës dhe organizatës Danish Refugee Council (DRC).

Më këtë rast, drejtori Tërnava ka theksuar se Komuna e Mitrovicës falë bashkëpunimit të mirë me organizatën e DRC-së, në lagjen “Adem Voca” po realizohen investime infrastrukturore në disa rrugë të kësaj lagjeje duke përfshirë këtu edhe rregullimin e fushës sportive.

Po ashtu drejtori i DPU-së, z. Tërnava ka potencuar se ekziston vullnet komunal në realizim e projekteve të cilat sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Mitrovicë.