Lajme

Edison Ypi: “I vetmi kosovar atdhetar aspak naiv”

  • 26/05/2025
  • By RTV Mitrovica
Share
Në Kosovë ka plot atdhetarë por naivë, të ndershëm por të heshtur, të ditur por të lodhur, trima por të paqartë, që e duan Kosovën por nuk e mbrojnë, të drejtë por frikacakë, të squtë por të ngathët, me sy por shurdha, me veshë por të verbër, me hundë por pa nuhatje.
I vetmi kosovar atdhetar aspak naiv, i ndershëm dhe pjesmarrës, i ditur dhe i fuqishëm, trim dhe i qartë, që Kosovën e do dhe e mbron, i drejtë dhe guximtar, i squt dhe luftarak, me sy dhe veshë dhe vizionar fenomenal, me hundë dhe nuhatje gjeniale, është ai të cilin vulgu kosovar, injorantët, analfabetët, ekstremistat, budallenjtë, delirantat, komunistat, fashistat, i jan vërsulur dhe dun me e shkatërru. Dhe kë ?! Më të merituarin, më të vlefëshmin, ndër të rrallët me tre diploma universitare, me tituj shkencorë, gjuhë të huaja, libra, botime, studime, veprimtari kolosale gazetareske, patrioti i betuar, shkencëtari i përkushtuar, studiuesi i palodhur, komunikatori më brilant që Kosova ka, Nexhmedin Spahiu !
Dhe habiten pse nuk gjen qetësi Kosova. /Edison Ypi.