Lajme

Edhe 8 profesionistë shëndetësorë prej sot filluan punën në QKMF-në e Mitrovicës

  • 02/09/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Një stomatologe, 4 asistentë të stomatologjisë, një mami dhe dy laborantë mjekësorë, sot iu bashkuan ekipit të Kujdesit Parësor Shëndetsor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Drjetori për shëndetësi në Komunën e Mitrovicës Dr. Fahri Shabani në një postim në Facebook ka thënë se të hënën e fillojnë punën edhe 4 infermierë në Kujdesin e Mjekimit Urgjent në QKMF, kurse shumë shpejt (pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave) do të fillojnë punën edhe 20 infermierë në Departamentin e Mjekësisë Familjare të QKMF-së.

“Po punojmë fuqishëm për realizimin e synimit tonë që deri në fund të vitit 2022 të punësojmë 71 profesionistë shëndetësor në QKMF, për ta zgjidhur PËRFUNDIMISHT problemin disavjeqar të mungesës së stafit shëndetësor në QKMF “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë”, ka shtuar Shabani.

Ky është grupi i dytë i punëtorëve shëndetësorë që po e fillon punën sivjet në QKMF dhe njësitë e saj, disa ditë më herët punën e filluan edhe 10 doktorë të mjekësisë së përgjithshme dhe një specialiste e stomatologjisë së fëmijëve.