Lajme

DSHPI fillon zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik në sheshin “Skënderbeu”

  • 23/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
DSHPI fillon zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik në sheshin “Skënderbeu”
Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka filluar me zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndriçimit publik në disa pjesë të qytetit.
Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e DSHPI-së, Granit Tmava, kanë vizituar fillimin e punimeve për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik në sheshin e qytetit “Skënderbeu”.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri, tha se zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik është një prej projekteve kryesore të Komunës së Mitrovicës, përmes të cilit do të ndriçohen lagjet dhe fshatrat e qytetit.