Lajme

DSHPI fillon me sanimin e gropave në rrugët e dëmtuara në qytet

  • 17/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

DSHPI fillon me sanimin e gropave në rrugët e dëmtuara në qytet

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë sot ka filluar me mbulimin e disa gropave me asfalt në segmentet e rrugëve të dëmtuara.

Me këtë rast, drejtori i kësaj drejtorie, Granit Tmava, ka bërë mbikëqyrjen e punëve gjatë sanimit të gropave, i cili tha se kompania e kontraktuar ka filluar me mbulimin e gropave në rrugët e qytetit, ndërkohë që do të intervenohet edhe në sanimin e rrugëve tjera të dëmtuara.

“Po vazhdojmë me mbylljen e gropave në çdo pjesë të qytetit, për t’i minimizuar kështu problemet infrastrukturore”, është shprehur ndër tjerash drejtori Tmava.