Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Drejtuesit komunal vizitojnë qendrën psikologjike në muajin e ndërgjegjësimit për autizmin — RTV Mitrovica
Lajme

Drejtuesit komunal vizitojnë qendrën psikologjike në muajin e ndërgjegjësimit për autizmin

  • 03/04/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtuesit komunal vizitojnë qendrën psikologjike në muajin e ndërgjegjësimit për autizmin

Sot, në një nismë për nder të muajit të ndërgjegjësimit ndaj autizmit, drejtori për Shëndetësi, z. Fahri Shabani dhe drejtoresha për Mirëqenie Sociale, znj. Drita Ibrahimi, kanë vizituar qendrën psikologjike “Gjurmët” në Mitrovicë.

Qëllimi i vizitës ishte për të njohur më afër punën e kësaj qendre dhe për tu njoftuar me sfidat dhe sukseset që përballin ata dhe stafi i qendrës.

Drejtuesit komunal kanë shprehur vlerësimin e tyre për përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit të qendrës në trajtimin dhe mbështetjen e fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.