Lajme
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ndanë uniformat e reja dimërore për Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve
- 16/12/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ndanë uniformat e reja dimërore për Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve
Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni, gjatë ditës së sotme së bashku me bashkëpunëtorët vizituan Njësinë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim në Mitrovicë.
Arsyeja e kësaj vizite ishte dhurimi i uniformave dimërore në mënyrë që zjarrëfiksëve të Mitrovicës t’u lehtësohet puna gjatë menaxhimit të situatave emergjente.
Me këtë rast, drejtori Maxhuni, ka theksuar se kjo nuk do të jetë mbështetja e fundit për zjarrfikësit e Mitrovicës pasi që kjo drejtori ka planifikuar edhe investime të tjera për Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve, duke përfshirë këtu pajisjen me uniforma profesionale verore, një automjet zjarrfikës, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së objektit të kësaj njësie.