Lajme

Drejtoria për Shërbime Publike do të vazhdoj me mirëmbajtjen dhe renovimin e varrezave të dëshmorëve në Mitrovicë

  • 01/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shërbime Publike do të vazhdoj me mirëmbajtjen dhe renovimin e varrezave të dëshmorëve në Mitrovicë.

Kështu u tha sot gjatë një takimi që drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, dhe ai për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, kanë pasur me familjet e dëshmorëve në këtë qytet.

Në takim u tha se do t’u kushtohet kujdes i veçantë rregullimit të emrave dhe fotove në pllakat e varrezave, si dhe të vazhdohet me mirëmbajtjen e të gjitha varrezave të dëshmorëve në Shipol.

Gjithashtu drejtori Tmava, ka theksuar se përveç mirëmbajtjes së këtyre varrezave, drejtoria të cilën e udhëheq ai do t’i mirëmbaj të gjitha lapidaret dhe pllakat përkujtimore të vendosura në tërë territorin e Mitrovicës.