Lajme

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë pastron rrugët nga bora në Shalë të Bajgorës

  • 26/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë pastron rrugët nga bora në Shalë të Bajgorës

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, sot ka vazhduar me mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve të mbuluara nga bora në fshatin Bajgorë.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava, ka thënë se drejtoria të cilën e udhëheq ai, sot ka ndërmarrë veprime të shpejta e konkrete në lirimin e rrugëve nga bora, të cilat ishin vështirë të kalueshme në ato zona.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga qytetarët që të adresojnë çdo kërkesë që ka të bëjë me vështirësi në qarkullim dhe rrugë të bllokuar nga bora.