Lajme

Drejtoria për Shëndetësi subvencionon 109 qytetarë për shpenzimet me barna dhe trajtime mjekësore

  • 12/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shëndetësi subvencionon 109 qytetarë për shpenzimet me barna dhe trajtime mjekësore

Drejtoria për Shëndetësi ka realizuar mbështetjen financiare për shpenzime me barna dhe trajtime mjekësore për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë muajit Prill.

Gjithsej janë subvencionuar 109 qytetarë, duke pasur prioritet të sëmuret me sëmundje kanceroze ku shuma totale ka arritur në vlerë prej 16,450.00 euro.

Kjo është faza e tretë e subvencionimit pasi që në fazën e parë dhe të dytë janë subvencionuar të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë muajve Janar, Shkurt dhe Mars 2023.

“Në fazën e parë është ofruar mbështetja përmes subvencionimit për shpenzime në barna dhe trajtime mjekësore për 552 qytetarë të Komunës së Mitrovicës me shumë prej 65,300.00. Kurse ne fazën e dytë janë subvencionuar gjithsej 170 qytetarë me shumë prej 25,000.00 euro. Në këtë fazë janë subvencionuar 109 qytetarë me shumë totale 16,450.00 euro” është shprehur drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani.

Drejtori Shabani, ndër të tjerash ka theksuar se deri tani gjatë vitit 2023 janë subvencionuar gjithsej 831 qytetarë në shumë 106,750.00 euro.

Subvencionimi i qytetarëve do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim me ç’rast prioritet janë qytetarët me sëmundje kronike dhe të cilët ndodhen në kushte jo të mira ekonomike.

Këto mjete janë siguruar nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, konkretisht nga të hyrat vetanake të komunës.

Drejtoria për Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në punë për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.