Lajme

Drejtoria për Shëndetësi, shënon 20 marsin- Ditën e Shëndetit Oral

  • 18/03/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shëndetësi, shënon 20 marsin – Ditën e Shëndetit Oral

Në kuadër të shënimit të 20 marsit – ditës së shëndetit oral, Drejtoria për Shëndetësi së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, organizon fushatën e edukimit shëndetësor “JAVA E SHËNDETIT ORAL 18-22 Mars.

Fokusi kryesor, do të jenë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Mitrovicës.

Gjatë tërë javës do të mbahen ligjerata, vizitat dhe aktivitetet të , të cilat do të mbahen nga profesionistet shëndetësor të Sektorit të Shëndetit Oral si dhe Njësisë së Edukimit Shëndetësor dhe Promovimit të Shëndetit në kuadër të QKMF- Mitrovicë.

Bashkëpunëtorë në realizimin e këtyre aktiviteteve gjatë tërë javës janë: Drejtoria Komunale e Arsimit, Shkollat Fillore dhe të Mesme, Klubi i Rotarianve, Ojq “ Save the Children, “Handikos” si dhe “Handicap- Kosova”.

Kësaj fushatë tejet me rëndësi lidhur me shëndetin oral, mund të inkuadrohen të gjitha institucione shkollore dhe organizatar e interesuar.

Drejtoria për Shëndetësi, vazhdon të mbetet e hapur për bashkëpunim, për çdo aktivitet në të mirë të qytetarëve.