Lajme

Drejtoria për Shëndetësi mbështet 476 qytetarë me subvencione gjatë periudhës tremujore të këtij viti

  • 21/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shëndetësi mbështet 476 qytetarë me subvencione gjatë periudhës tremujore të këtij viti

Drejtoria për Shëndetësi ka realizuar fazën e parë të subvencionimit të shpenzimeve në barna për 473 qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike dhe ndodhen në vështirësi ekonomike.

Kjo ndihmë është realizuar për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë tremujorit të parë të këtij viti dhe 3 qytetarëve iu është kryer obligimi i prapambetur i subvencionimit nga viti 2021.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka njoftuar se janë subvencionuar gjithsej 476 qytetarë dhe shuma totale ka arritur në vlerë prej 35,800 euro.

Këto mjete janë siguruar nga Buxheti komunal për shëndetësi, konkretisht nga të hyrat vetanake të Komunës së Mitrovicës.