Lajme
Drejtoria për Mirëqenie Sociale dhe “Islamic Relief Kosova” shpërndajnë 300 pako ushqimore
- 31/03/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria për Mirëqenie Sociale dhe “Islamic Relief Kosova” shpërndajnë 300 pako ushqimore
Komuna e Mitrovicës për nder të muajit të shenjtë të ramazanit dhe në shenjë solidariteti me familjet në nevojë sociale sot ka pranuar gjithsej 300 pako me artikuj ushqimore, donacion ky nga organizata “Islamic Relief Kosova”.
Këto pako ushqimore janë shpërndarë për ato familje që jetojnë me asistencë sociale, ku shpërndarja e pakove është bërë nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të cilët kanë përzgjedhur rastet në nevojë.
Gjithashtu në procesin e dorëzimit të pakove ushqimore morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të organizatës humanitare “Islamic Relief Kosova”.
Me këtë rast, udhëheqësi i sektorit të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Nexhat Rushiti, ka falënderuar donatorin për këtë kontingjent ndihmash, duke rikujtuar se kjo organizatë humanitare mbështet në vazhdimësi familjet që kanë nevojë në Komunën e Mitrovicës.