Lajme

Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar realizimin e objektives së funksionalizimit të mekanizmave të cilësisë në shkollat e Mitrovicës

  • 11/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar realizimin e objektives së funksionalizimit të mekanizmave të cilësisë në shkollat e Mitrovicës

Në bashkëpunim me programin “Themelor të organizatës EU KosEdu” program i licencuar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM), Drejtoria e Arsimit ka filluar realizimin e objektives së funksionalizimit të mekanizmave të cilësisë në shkollat e Mitrovicës.

Ky program do të krijojë mundësinë e qasjes holistike në procesin e vetëvlerësimit dhe vlerësimit kolegial të performances së mësimdhënësve përmes vëzhgimit efektiv të orës mësimore.
Në kuadër të këtij programi, do të bëhet vlerësimi i pesë fushave kryesore: Menaxhimi dhe qeverisja; Kultura dhe mjedisi shkollor; Mësimdhënia, të nxënit dhe vlerësimi; Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në shkollë; Performanca e nxënësit.

Ekipet vlerësuese, si në nivel shkolle, po ashtu edhe në nivel të DKA-së, formohen nga personeli arsimor duke përfshirë mësimdhënësit, koordinatorët e sigurimit të cilësisë, trajnerët e certifikuar, drejtorin e shkollës, pedagogun, aktivistët profesionalë nga shkollat dhe i lehtëson institucionet arsimore për sigurimin efektiv të cilësisë.

Ky projekt ka filluar në SHFMU “Migjeni”, ndërsa pritet të vazhdoi edhe në SHFMU “Bedri Gjinaj” dhe “Andon Zako Çajupi”.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme në SHFMU “Migjeni” drejtori i shkollës z. Luan Mehmeti, drejtori i SHFMU “Bedri Gjinaj” z. Enis Kelmendi si dhe ekipi vlerësues i shkollës, pritëm në takim z. Robert Blease, ekspertin kryesor të projektit EU KosEd, ndërtimi i kapaciteteve të sigurimit të cilësisë, udhëhequr nga kolegët” ( “Peer led Quality Assurance capacity building”).

Drejtori i shkollës prezantoi të gjitha planet dhe veprimet që i kanë ndërmarrë për fillimin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve. Ai njoftoi se të gjithë mësimdhënësit janë përfshirë në monitorimin e orëve mësimore. Kjo ka krijuar një mjedis dhe kulturë të bashkëpunimit të ndërsjellët.

Gjithashtu ekipi i vlerësimit i përbërë nga znj.Elheme Çerkini (koordinatore e cilësisë dhe mësimdhënëse e kimisë), znj. Qëndresa Barani mësimdhënëse e gjuhës dhe kryetare e aktiveve profesionale, z. Fadil Berisha mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe mirëmbajtës i rrjetit të TIK të shkollës, znj. Merita Shyti, mësimdhënëse klase dhe trajnere të programeve të ndryshme si dhe znj. Shpresa Idrizi vlerësuese e akredituar nga Inspektorati i Arsimit dhe MASHTI prezantuan punën dhe rezultatet e arritura.

Në fund të takimit u shtruan shumë pyetje dhe u diskutua për qasjen profesionale që ekipet vlerësuese duhet ta kenë gjatë këtij procesi.