Lajme

Drejtoria e Shëndetësisë organizon aktivitete në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për autizmin

  • 24/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Shëndetësisë organizon aktivitete në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për autizmin

Drejtoria për Shëndetësi, në kuadër të muajit prill i cili është muaji i ndërgjegjësimit për autizmin, do të organizoj disa aktivitete lidhur me shënimin e këtij muaji.

Kështu, me datën 25 prill mbahet tryezën e rrumbullakët me akteret ndër-institucional, me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit me temë “Autizmi -Sfidë në Komunitet”.

Ndërsa me datën 26 dhe 27 prill, në këshillimoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, psikologia klinike znj. Fatime Sahiti, do të mbaj konsulta psikologjike falas për fëmijë të dyshuar për autizëm dhe çrregullime të sjelljes.

Terminët për këto konsulta mund të caktohen në numrin kontaktues 045/499-485 ose në mënyrë fizik në ordinancën nr. 11 në QKMF Mitrovicë.