Lajme
Drejtoria e Shëndetësisë do të rrisë bashkëpunimin me Kryqin e Kuq – Dega në Mitrovicë
- 11/02/2022
- By RTV Mitrovica
Foto: Komuna e Mitrovicës
Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës Dr.Fahri Shabani, ka pritur në takim Udhëheqësit e Kryqit të Kuq-Dega në Mitrovicë z. Gazmend Asllani dhe z. Remzi Pllana.
Zyrtarët e Kryqit të Kuq kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mes të Kryqit të Kuq të Kosovës -Dega në Mitrovicë, Drejtorisë për Shëndetësi si dhe institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Mitrovicës.
Drejtori Shabani shprehu falënderimin e tij për kontributin dhe aktivitetet e Kryqit të Kuq – Dega në Mitrovicë të realizuara në bashkëpunim me Kujdesin Parësor Shëndetësor në Mitrovicën e sidomos për kontributin që Kryqi i Kuq-Dega në Mitrovicë ka dhënë gjatë procesit të vaksinimit me vaksinat Anti-Covid 19.
Në këtë takim u shpreh vullneti dhe gatishmëria e dyanshme për vazhdimin e bashkëpunimin në të ardhmen.