Lajme
Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me shqiptimin e gjobave ndaj bizneseve që uzurpojnë hapësirën publike
- 23/08/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me shqiptimin e gjobave ndaj bizneseve që uzurpojnë hapësirën publike
Inspektorët e sektorit për shërbime komunale kanë gjobitur një subjekt afarist i cili ushtron veprimtarinë e tij përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”, në vlerë prej 150 euro, për shkak të uzurpimit të hapësirës publike pa lejen përkatëse nga organet kompetente.
Në arsyetimin e aktvendimit të Drejtorisë së Inspekcionit thuhet se subjekti afarist ka vendosur tavolina dhe karrige si dhe dy çadra hijezuese, pa leje përkatëse, duke uzurpuar në këtë mënyrë hapësirën publike.