Lajme

Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me shqiptimin e gjobave ndaj bizneseve që uzurpojnë hapësirën publike

  • 13/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me shqiptimin e gjobave ndaj bizneseve që uzurpojnë hapësirën publike

Inspektorët e sektorit për shërbime komunale kanë dënuar dy biznese me gjobë në vlerë prej 150 euro, të dyja këto që ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.

Këto dy subjekte afariste janë gjobitur nga Inspektori i shërbimeve komunale për shkak të uzurpimit të hapësirës publike pa leje përkatëse nga organet kompetente.

Në arsyetimin e aktvendimit të Drejtorisë së Inspekcionit thuhet se të dyja bizneset e dënuara kanë vendosur mallra të ndryshme para lokalit, duke uzurpuar në këtë mënyrë hapësirën publike.