Lajme
Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
- 13/12/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Drejtoria e Inspekcionit gjatë ditës së sotme ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirave publike (trotuareve) nga shitësit ambulant dhe subjektet afariste.
Zyrtarë komunal nga Drejtoria për Inspekcion, bëjnë të ditur se ky aksion është ndërmarr pas kërkesave të shumta të adresuara nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengesa dhe vështirësi të lëvizjes përgjatë tortuareve në rrugë të qytetit.
Lidhur me aksionin e sotëm, drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka potencuar se do vazhdojnë me aksione të tilla dhe se mbesin të përkushtuar për rend e ligj.