Lajme
Mitrovicë: gjobitet qytetari për ndotje të ambientit
- 24/03/2022
- By RTV Mitrovica
Inspektorët e sektorit të shërbimeve komunale kanë dënuar një qytetar të Mitrovicës me gjobë në vlerë prej 40 euro, si pajoj e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në sipërfaqe publike.
Drejtori i DI-së, Valon Brahimi apelon tek të gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe mos të bëjnë hedhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve, përndryshe do të gjobiten me gjoba mandatore konform ligjeve në fuqi.
Ai më tutje ka shtuar se institucionet komunale do të angazhohen që në Mitrovicë të kemi një mjedis sa më të pastër.