Lajme

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë liron hapësirat publike

  • 05/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë liron hapësirat publike

Në vazhdën e inspektimeve të përditshme për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, me kërkesë të qytetarëve të Mitrovicës, inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë aksion në rrugën “Bajram Curri”, duke bërë lirimin e tyre.

Me këtë rast, inspektorët komunalë kanë ndërpre punimet në mungesë të lejes nga organi kompetent, duke konstatuar se janë dëmtuar trotuaret të cilat shërbejnë për qarkullim të lirë të qytetarëve.

Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka bërë me dije se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuara komunale