Lajme
Drejtoria e Inspekcionit gjobit subjektin afarist me shumën prej 150 euro për uzurpim të hapësirës publike
- 05/04/2023
- By RTV Mitrovica

Drejtoria e Inspekcionit gjobit subjektin afarist me shumën prej 150 euro për uzurpim të hapësirës publike
Inspektorët e shërbimeve komunale sot kanë dënuar me gjobë në vlerë prej 150 euro subjektin afarist në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Shipol të Mitrovicës.
Subjekti afarist është gjobitur nga inspektorja e shërbimeve komunale si pasojë e uzurpimit të hapësirës publike, pa leje adekuate nga organet kompetente.
Në arsyetimin e aktvendimit të Drejtorisë së Inspekcionit thuhet se subjekti afarist në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka vendosur bazamentin metalik që shërben për vendosjen e panove reklamuese pa leje nga organet kompetente, me ç’rast inspektorët kanë ndërpre punimet.