Lajme
Drejtoria e Inspekcionit gjobit qytetarin që hodhi mbeturina në lumin Sitnica
- 02/11/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Inspekcionit gjobit qytetarin që hodhi mbeturina në lumin Sitnica
Drejtoria për Inspekcion, konkretisht sektori për Shërbime Publike dhe Mbrojtje të Mjedisit gjatë ditës së djeshme ka gjobitur me 500 euro një qytetar që ka hedhur mbeturina në lumin Sitnica.
Verifikimi i qytetarit është bërë nga Policia përmes targave të automjetit, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ai ka bërë hedhjen e mbeturinave në lumin e lartcekur.
Drejtoria e Inspekcionit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e mjedisit të pastër në Mitrovicë, njëkohësisht bën të ditur se do të dënohen të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende të tjera, përveç në vendet e destinuara.