Lajme

Drejtoria e Bujqësisë shpërndanë mekanizëm bujqësor

  • 20/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Bujqësisë shpërndanë mekanizëm bujqësor

Në vazhdën e projekteve mbështetëse Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka bërë sot shpërndarjen e një sasie të mekanizimit bujqësor për disa nga fermerët mitrovicas.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, ka thënë se me këtë projekt po synohet që të krijojnë lehtësira kualitative për fermerët.

“Si drejtori jemi të përkushtuar që fermerët t’i furnizojmë me mekanizim të ri bujqësor dhe të lehtësojmë punën e tyre.Gjatë këtij viti fermerët mitrovicas kanë gëzuar mbështetje në shumë sektor të bujqësisë, në menyrë që të rriten rendimentet bujqësore”, ka thënë drejtori Kadriu