Lajme
Drejtoria e Arsimit fillon trajnimin për mësimdhënësit e rinj
- 31/01/2023
- By RTV Mitrovica
Drejtoria e Arsimit fillon trajnimin për mësimdhënësit e rinj
Në kuadër të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, Drejtoria e Arsimit ka filluar me trajnimin e mësimdhënësve të rinj, me qëllim të zhvillimit të shkathtësive të mësimdhënies sipas kurrikulës së re.
Drejtoria e Arsimit në funksion të këtyre zhvillimeve arsimore ka organizuar trajnim 6 ditor në tri javët e ardhshme, në mënyrë që të përmbushen disa nga nevojat fillestare të mësimdhënësve në zbatimin e kurrikulës së re.
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj. Drita Kadriu, gjatë vizitës së realizuar në shkollën ku po trajnohen mësimdhënësit, ka thënë se këto aktivitete në vazhdimësi do t’i kontribuojnë objektives së ngritjes së cilësisë në arsim.