Lajme

Drejtoria e Administratës javën e ardhshme do të aktivizoj edhe dy zyra të gjendjes civile

  • 04/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria e Administratës javën e ardhshme do të aktivizoj edhe dy zyra të gjendjes civile

Duke pas parasysh faktin se në sezonin e verës rritet numri i qytetarëve që kërkojnë shërbime në gjendjen civile, ky sektor është përgatitur për t’u ofruar shërbime të gjithë qytetarëve që u drejtohen sporteleve apo zyrave të tij të vendosura në lokacione të ndryshme.

Me këtë rast, në kuadër të Planit të Punës për Diasporën, Drejtoria e Administratës do të bëjë aktivizimin e dy pikave të Zyrave të Gjendjes Civile në këto lokacione, në Shipol, e cila do të ofroj shërbime për tri ditë në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 09:00 deri në ora 16:00, ndërsa në fshatin Shupkovc të martën dhe të enjten nga ora 09:00-16:00.

Aktivizimi i këtyre zyrave do të bëhet me datë 10.05.2022, këtë e ka bërë të ditur drejtori i Administratës së Përgjithshme, Gëzim Stavileci, nga vizita e realizuar në këto pika së bashku me koordinatorin e gjendjes civile, Afrim Voca.

Përveç kësaj Drejtoria e Administratës ka njoftuar se zyra e gjendjes civile e vendosur në Spitalin Rajonal Dr. “Sami Haxhibeqiri”, e cila merret me regjistrimin e të porsalindurve do të ofroj shërbime për qytetarë nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora 09:00-16:00. Ky plan i përgatitur nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është bërë me qëllim që të ofrohen shërbime sa më efikase dhe të evidentohen radhët e qytetarëve në sportelet në objektin e komunës.