Lajme
Drejtori Tmava inspekton mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese tek Liqeni Akumulues
- 03/05/2023
- By RTV Mitrovica

Drejtori Tmava inspekton mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese tek Liqeni Akumulues
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava, gjatë ditës së sotme ka vizituar Liqenin Akumulues për të parë më afër kositjen e barit dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Me këtë rast drejtori Tmava, ka thënë se një ndër prioritetet e DSHPI-së padyshim se është pastërtia dhe kujdesi ndaj ambientit, duke përfshirë këtu mirëmbajtjen e të gjitha hapësirave publike, i cili ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët të cilët çdo ditë po përkujdesen që të kemi një mjedis sa më të pastër.