Lajme
Drejtori Tërnava priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it LMT të Zvicrës
- 10/03/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/03/Drejtori-Ternava-priti-ne-takim-perfaqesuesit-e-KFOR-it-LMT-te-Zvicres.jpg)
Drejtori Tërnava priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it LMT të Zvicrës
Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Tërnava, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it LMT të Zvicrës.
Ky takim ishte i karakterit njoftues, ku me theks të veçantë biseduan për Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartën Zonale të Komunës.
Në fund të dy palët u dakorduan që takime të këtij lloji të mbahen edhe në të ardhmen, në mënyrë që të jenë të njoftuar mbi politikat dhe zhvillimin e projekteve komunale.