Lajme

Drejtori Tërnava priti në takim banorët e rrugës “Kumanova”

  • 21/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, Edison Tërnava, priti në takim banorët e rrugës “Kumanova”, më të cilët ka biseduar për mundësin e hapjes së aneksit rrugorë “Lah Nimani”, rrugë kjo që përfshin edhe disa parcela të këtyre banorëve.

Drejtori Tërnava, pasi dëgjoj me vëmendje shqetësimet e këtyre banorëve, theksoi se hapja e këtij aneksi rrugor është në kuadër të prioriteteve të kësaj drejtorie ndërsa zhvillimi dhe implementimi i këtij projekti krijon mundësi të reja për ndryshime pozitive, zhvillime të reja, shkarkim të rrugëve kryesore nga frekuentimi i automjeteve, lehtësime rrugore dhe zgjerimin e një pjesë të re të qytetit.