Lajme

Drejtori Tërnava pret në takim përfaqësuesit nga OJQ “Advancing Together”

  • 10/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori Tërnava pret në takim përfaqësuesit nga OJQ “Advancing Together”
Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Tërnava, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesit e OJQ-së “Advancing Together – AT”, partner i UNHCR-së në Kosovë, Violetë Nimani dhe Selami Maliqi.
Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte rregullimi i çështjes pronësore, me theks të veçantë regjistrimi i të drejtës së shfrytëzimit për tokat e alokuara nga Komuna e Mitrovicës në lagjen e romëve.
Lidhur me këtë çështje akterët në fjalë kanë biseduar për mundësitë më të mira për të adresuar çështjen deri në realizimin e saj.
Në fund të takimit ata u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të mirën e përgjithshme të të kthyerve dhe të zhvendosurve në Komunën e Mitrovicës.