Lajme

Drejtori Tërnava ofron bashkëpunim të plotë për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë

  • 27/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, ka pritur në takim komandantin e Stacionit Jugor të Policisë në Mitrovicë, Ahmet Xhosha, dhe rreshterin policor, Arsim Idrizi.

Drejtori Tërnava gjatë këtij takimi ka potencuar se është i gatshëm të bashkëpunoj me institucionet që merren me siguri, që së bashku të kontribuojnë në krijimin e një klime të sigurt për të gjithë.

Në këtë takim, i cili ishte i karakterit njoftues është potencuar rëndësia e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, në realizimin e projekteve të cilat sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Komunën e Mitrovicës.