Lajme
Drejtori Stavileci vizitoi Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca” në Mitrovicë
- 15/02/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori Stavileci vizitoi Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca” në Mitrovicë
Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Gëzim Stavileci, së bashku me udhëheqësin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, sot kanë vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës – QMGF “Raba Voca” në Mitrovicë.
Në këtë takim ata janë mirëpritur nga drejtoresha e kësaj qendre, Fidane Hyseni, me të cilën kanë biseduar lidhur me shërbimet që i ofron kjo qendër, si dhe për kushtet dhe problemet me të cilat ballafaqohet ajo.
Nga kjo vizitë drejtori Stavileci ka ofruar përkrahjen e tij të plotë për të ndihmuar QMGF “Raba Voca” përmes thirrjes publike për mbështetje financiare e cila do të shpallet në ueb faqen zyrtare të komunës.